LAJMI I FUNDIT:

Peja edhe me një atraksion turistik – Shtegu i hekurt “Mat Via Ferrata” (Video)

Peja edhe me një atraksion turistik – Shtegu i hekurt “Mat Via Ferrata” (Video)

Derisa dy vite më parë, në kilometrin e tretë, është hapur shtegu i hekurt “Via Ferrata”, këtë vit Peja po bëhet edhe më një shteg të tillë.

Shtegu i ri “MAT Via Ferrata” do të ketë një gjatësi prej 550 metra, dhe për dallim nga “Via Ferrata” ngjitja do të jetë horizontale.

“Mat Via Ferrata”, do të jetë të vendi i njohur  “Te Sharra”, dy kilometra larg nga qendra e Pejës, duke shkuar në drejtim të Grykës së Rugovës.


Shtegu i ri do të hapet të dielën, me ç’rast për dashamirët e futbollit do të mundësohet që përmes projektorëve të përcillet ndeshja finale e evropianit.

Pas ndeshjes, do të jetë pre – party i festivalit të muzikës “Into the Park”.

Info rreth eventit: https://www.facebook.com/events/1114640405269168/.

Ndryshe, dy vite më herët në Pejë, është bërë inaugurimi i shtegut të hekurt apo “Via Ferrata”, të ndërtuar te Shpella e Mbretëreshës, në kilometrin e katërt të Grykës së Rugovës në qytetin e Pejës.

Via Ferrata është shteg i siguruar me një fije të çeliktë dhe shkalla të siguruara në shkëmb, që u mundëson bjeshkatarëve të ngjiten në vende të cilat deri atëherë kanë mundur të shkojnë vetëm alpinistët më të trajnuar. Është një sistem që është zhvilluar për çështje të mbrojtjes gjatë luftës së parë Botërore në Itali dhe Austri e që më vonë është kthyer në sport dhe atraksion turistik.

Via Ferrata është ndërtuar nga ekspertë kosovarë, të mbikëqyrur nga ekspertë Italianë me më shumë se 20 vjet përvojë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve të tilla./Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Astrologji
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle

"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

Kalo në kategori