LAJMI I FUNDIT:

Peja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos, MKRS ia ndan 1.5 milion euro

Peja bëhet me Palestër Nacionale të Xhudos, MKRS ia ndan 1.5 milion euro

Në vazhdën e investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me qëllim të “Ndërtimit të Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, në të cilën projekt do të investohen 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për xhudon dhe për Kosovën, për faktin se ky sport, i cili tanimë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me të cilat krenohet Kosova, po bëhet me objekt modern, për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive.

Majlinda Kelmendi shpërblehet me 50 mijë dollarë
Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi shpërblehet me 50 mijë dollarë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka dhënë këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Pejës, meqë ky sport i suksesshëm po bëhet me Palestër Nacionale.


Po ashtu, sot ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Pejës, u nënshkruan edhe memorandumet për rregullimin e disa fushave të tenisit dhe për palestër të sportit për komunitetin, vlera financiare e të cilave është 420 mijë euro.

Ministri i Sportit duke shtrënguar duart me kryetarin e Pejës pas nënshkrimit të memorandumit

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori