LAJMI I FUNDIT:

Peci: Thaçi, për protagonizëm, bën aventura si propozimi për korrigjim të kufijve (Video)

Peci: Thaçi, për protagonizëm, bën aventura si propozimi për korrigjim të kufijve (Video)

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka deklaruar se propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, përveç që është i dëmshëm, tregon se ai për pak protagonizëm bën këso aventura.

Peci vlerëson se nuk është hera e parë që Presidenti bën gjëra të tilla, duke shtuar se Thaçi ka histori të tilla prapa vetit.

“Në vitin 2005 pati propozuar një moratorium për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.


Ai ka theksuar se kjo iniciativë kësaj radhe do t’i shkojë huq, sepse këtë propozim, sipas tij, nuk po e pranon asnjë parti politike, duke përfshirë edhe partnerët e koalicionit qeveritar.

Peci ka theksuar se ndryshimi i kufijve nuk mund të ndodhë pa konflikt të armatosur, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të kryhet thejsht me marrëveshje

Sipas tij, pika neuralgjike dhe resursi kryesor në veri të Kosovës nuk është Trepça, por Liqeni i Ujmanit.

“Nëse aty ndalet uji, që ka pasë tendenca të tilla edhe gjatë vikendit, krejt rrafshi i Kosovës do të mbetet pa ujë. Madje do të ndalet edhe prodhimi i energjisë elektrike në Obiliq, gjë që mund të eskalojë në konflikt. Andaj me këto gjëra nuk ka tallje”, ka shtuar Peci.

Peci, ish – ambasador i Kosovës në Suedi, ka thënë se “nuk duhet të instrumentalizohen shqiptarët në Luginë të Preshevës, duke i bërë viktima të kësaj agjende, sepse Serbia për arsye gjeostrategjik dhe jo të popullatës”.

“E lidhë korridorin, respektivisht autostradën Beograd – Selanik, njëherit në atë pjesë ndodhet baza më e madhe ushtarake e Serbisë që është ndërtuar në afërsi të Bujanovcit. Mëkati më i madh me i fut në lojë shqiptarët e Luginës e pastaj me i lënë në baltë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori