Site icon Telegrafi

Peci takon Erden Atiq: Na gëzon fakti që ka konsoliduar ekipin në përbërje shumë etnike

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot gjatë ditës ka vizituar kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Peci ka njoftuar se i ka ofruar mbështetje të plotë Erden Atiqit, transmeton Telegrafi.

“Sot në mëngjesin e hershëm kisha kënaqësinë që bashkë me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, të vizitoj Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq. I ofrova mbështetje të plotë për sfidat që e presin. Na gëzon fakti që për një periudhë të shkurtër, ai ka konsoliduar ekipin në përbërje shumëetnike, që është refleksion i vullnetit politik dhe gjenerozitet i shoqërisë kosovare për të krijuar mundësi për të gjitha komunitetet”, ka theksuar ai.

Ministri Peci sot gjatë ditës ka vizituar edhe kryetarin e Leposaviqit. / Telegrafi/

Exit mobile version