Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se administratën Trump e sheh si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo pasi, sipas Pecit, Ballkani do të kalojë përfundimisht në hemisferën perëndimore, derisa letrat e presidentit Donald Trump, do të thonë më mirë për Perëndimin.
“Nuk po mendohet vetëm se si të dilet nga situatat e tanishme, edhe në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë atë të Brukselit dhe të Ohrit, por të bën edhe hapa vendimtar drejt marrëveshjes përfundimtare. Teorikisht po, praktikisht duhet të shohim, do të varet shumë edhe nga lëvizjet gjeopolitike në Evropë, të shohim edhe si do të shkojë procesi i Ukrainës. Unë sa arrij të lexojë politikën e administratës së Trumpit, po më duket që Ballkani do të kalojë përfundimisht në hemisferën perëndimore, edhe kjo ka gjasë të arrihet në marrëveshjen të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bëjnë edhe me Rusinë për përfundimin e luftës në atë vend”.
“Letrat që i përmendte presidenti Trump do të jenë më të mira për Perëndimin për të bërë hapin vendimtar drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.
Tutje, ish-diplomati foli edhe për takimin me emisarin e ri për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, e për të cilin tha se po shfaq optimizëm drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve.
“Unë kam qenë pjesëmarrës në takimin me Sorensen, ku ishin edhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile. Nga ai takim mund të them se zoti Sorensen nuk ishte pesimist për sa i përket procesit të dialogut, rrezatonte optimizëm, e tha dhe vetë. Por në anën tjetër zoti Sorensen e njeh fort mirë rajonin, njeh Kosovën, Serbinë, Maqedoninë, Bosnjën, edhe mund të them se kjo bisedë ka qenë bisedë shumë përmbajtësore, e cila nuk ka qenë e ndërlidhur vetëm me zbatimin e marrëveshjeve të cilat zotit Sorensen i sheh si të domosdoshme, mirëpo edhe për përgatitjen e terrenit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi