Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Joseph Borrell Fontelles, është nominuar nga Samiti i jashtëzakonshëm Evropian, në pozitën e përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme.
Fontelles do të zëvendësojë shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka prejardhje nga Spanja dhe duke e ditur që ky vend i përket një grupi të vendeve të BE-së, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, është vënë në dilemë çështja e procesit të dialogut.
Ish diplomati dhe drejtori i Institutit Kipred, Lulzim Peci, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se nëse ministri Borrell vije në pozitën për të cilën është nominuar, do të jetë në një situatë jo fort të përshtatshme.
Sipas tij, ai duhet t’i ndryshoj qëndrimet e veta për ta paraqitur balancin që ekziston në BE.
“Nuk do të vështirësohet procesi i dialogut nëse Fontelles vije në pozitën e përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme në BE. Por, ministri Borello do të jetë në një situatë jo fort komfortabile, meqenëse ka qenë deri më tani një kundërshtar mjaft i fortë i pavarësisë së Kosovës. Për me qenë në gjendje që të ndërmjetësoj në këtë dialog në të cilin ai nuk do të jetë vetëm por, do të jetë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të duhet shumë t’i ndryshojë qëndrimet e veta. Ai do të duhet ta paraqes atë balancin e vërtetë i cili ekziston në BE, e ky balanc është që 23 vende e njohin Kosovën ndërsa pesë nuk e njohin”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Peci ka theksuar se ardhja e Fontelles në këtë pozitë mund të ketë ndikim edhe në moderimin e politikës spanjolle karshi Kosovës.
“Mendoj që kjo mund të ketë ndikim edhe në moderimin e politikës spanjolle ndaj Kosovës, dhe kur dihet që procesi i këtij dialogu është që të përfundoj me njohjen e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Por, nuk do të reflektohet politika spanjolle kurrsesi tek procesi i dialogut”, është shprehur ai.
Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që është ndërprerë.
Ndërsa ditë më parë Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka vlerësuar se kërkesa e bërë nga deputetë është pranuar, dhe se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit