Kryetarit i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shprehet kundër nismës së Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të komunave përmes nismës së peticionit. Thotë se preferon një marrëveshje ndrydhe, meqë nuk e sheh të arsyeshëm shkarkimin nga “dikush tjetër”.
Në një intervistë për KosovaPress, Peci shprehet optimist se do të dalë fitues në zgjedhjet e jashtëzakoshme që pritet të mbahen në katër komunat në veri të vendit.
“Kjo mënyra e peticionit mua nuk është aspak duke më pëlqyer, për shkak se pse me ia dhënë mundësinë dikujt tjetër të të shkarkojë ty, kur ne mundemi si kryetarë të komunave së bashku me kryeministrin të arrijmë një marrëveshje ndryshe për të mirën e qytetarëve… PDK-ja prej pasluftës vetëm njëherë i ka humbur zgjedhjet këtu në Komunën e Zveçanit, gjithmonë kemi qenë të parët dhe shpresoj përsëri do të jemi”, thotë ai.
Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha se punët në përgjithësi janë duke shkuar mirë, derisa përmend mungesën e qasjes në buxhet si problemin kryesor, për të cilin, siç u shpreh, po ju krijon probleme të mëdha.
“Punët janë duke ecur mirë, duke llogaritur kabinetin, drejtorët, do të thotë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe unë si kryetar Komune jam duke u munduar në këtë drejtim që të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, mirëpo problemi kyç është se ende nuk na është lejuar qasja në buxhet, andaj po kemi probleme në këtë drejtim. Kemi kërkesa nga të gjithë qytetarët, si ata shqiptarë ashtu edhe serbë. Kemi bllokadë në të gjitha format për shkak të buxhetit, ky është problemi kyç, kurse punët tona dhe shërbimet jemi duke i kryer”, vijon ai.
Ai thotë se mban takime me qytetarë serbë të komunës që e udhëheq.
“Shumë mirë deri tani, kanë interesim, kemi takime me qytetarët serbë të Komunës së Zveçanit, kanë kërkesat e tyre për rrugë, ujësjellës, rrymë, do të thotë për të gjitha… Për çdo ditë, tani momentalisht janë tre-katër qytetarë serbë duke marrë dokumentacionin që ju duhet, shërbimi ju kryhet në mënyrën më të mirë, kështu që deri tani gjithçka është në rregull… Një numër i madh i qytetarëve pa dallim janë të interesuar për bashkëpunim, për konkurset kur hapen janë të interesuar të aplikojnë si serbët ashtu edhe shqiptarët, do të thotë deri tani jam i kënaqur me sjelljet e qytetarëve të Komunës së Zveçanit, gjithmonë mund të ketë pakicë e cila kundërshton”, tregon Peci.
Peci flet edhe për shkarkimin e nënkryetares së kësaj komune, Sllagjana Pantoviq. Tregon arsyet për të cilat sipas tij, është detyruar të marrë vendim për shkarkimin e saj.
“Sllagjana Pantoviq, Asnjëherë prej ditës kur e ka nënshkruar vendimin nuk është lajmëruar në punë, Sa herë e kemi thirr, asnjëherë nuk është lajmëruar dhe gjithnjë ka qenë në kundërshtim me zyrtarët të cilët janë serbë dhe punojnë ende në Komunën e Zveçanit dhe për shkak të politikës së saj partiake dëshironte të shkarkonte ata zyrtarë dhe t’i marrë të partisë së saj. Unë këtë nuk e lejova sepse s’kam të drejtë, dhe shumë gjëra tjera, pastaj ka bërë disa postime të cilat nuk më kanë pëlqyer, dhe kam marr vendim dhe e kam shkarkuar”, thotë ai.
I pari i Komunës së Zveçanit apelon qytetarët që të kenë besim në punën e tij.
Ndryshe, Peci është kryekomunari i dytë që së bashku me atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kryejnë detyrat nga ambientet alternative, ndërsa Lulëzim Hetemi që udhëheqë Leposaviqin, po qëndron brenda në komunë që më shumë se dy muaj.
Kujtojmë se dje (e martë), presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore. Ajo ka thënë po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë