LAJMI I FUNDIT:

PDK shpall të hapur procesin e zgjedhjeve e brendshme në Forumin e Gruas

PDK shpall të hapur procesin e zgjedhjeve e brendshme në Forumin e Gruas

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së martë, zyrtarisht e ka shpallur të hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme në Forumin e Gruas.

Në një takim të mbajtur mes Kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe strukturave të tjera drejtuese të partisë, ky proces u konsiderua i domosdoshëm për forcimin e mëtutjeshëm të gruas në jetën publike.

“PDK-ja gjithnjë ka qenë e angazhuar për rolin e gruas në vendimmarrje brenda partisë dhe do ta kemi prioritet të vazhdueshëm, duke krijuar hapësirë për gratë në PDK. Kjo do të krijonte hapësirë për një proces demokratik e përmbajtësor dhe forcim të rolit të gruas në vendimmarrje”, ka thënë Veseli gjatë këtij takimi.


Kurse udhëheqësja e Departamentit për Politika Gjinore në PDK, Blerta Deliu Kodra u bëri thirrje grave dhe vajzave që të bëhen pjesë aktive e këtij procesi zgjedhor në Gruan Demokratike.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, theksoi se misioni për përfaqësim të gruas është mision për zhvillim shoqëror.

“Një shoqëri pa përfaqësim të grave është ose jo demokratike ose e pazhvilluar ekonomikisht, prandaj PDK e ka këtë mision, për demokracinë dhe për zhvillimin shoqëror”, u shpreh Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori