LAJMI I FUNDIT:

PDK në Dragash konteston rezultatin e votave të ardhura nga diaspora: Janë të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme

PDK në Dragash konteston rezultatin e votave të ardhura nga diaspora: Janë të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka kontestuar rezultatin e votave të ardhura nga diaspora.

Me votat e diasporës në Dragash është përmbysur rezultati preliminar i shpallur nga KQZ, ku kandidati i PDK-së ishte në epërsi.

“Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë”.


PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë”.

“Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë”.

PDK thotë se askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kjo parti ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që rezultatet e diasporës mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

“Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore”.

“Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin”, thuhet në njoftimin e PDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori