Njësoj sikur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 edhe këtë vit lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të synojë postin e kryeministrit.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i tij si shef i ekzekutivit, PDK do të ketë kandidat Kadri Veselin për kryeministër të Kosovës.
Kështu ka theksuar nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti për Telegrafin.
“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është një e mirë që të gjitha partitë janë pajtuar që të ndodhin. Ndërkaq që para zgjedhjeve të parakohshme, Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur kandidatin e saj për kryeministër. Në këtë drejtim, PDK e ka liderin e saj për kryeministër të Kosovës”, ka potencuar Hoti.
Duke folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme, Hoti tha PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës.
“PDK deshëm apo nuk deshëm të pranojmë ne apo kundërshtarët politikë PDK është kërthiza e vendimmarrjes së skenës politike në Kosovë. Kjo nuk do të thotë se ne jemi të pagabueshëm se ne jemi gjithmonë më të mirët por kjo do të thotë se PDK i jep kuptim vendimmarrjes në shtet-formësimin e Kosovës. PDK i jep kuptim zhvillimit ekonomik të Kosovës, PDK i fuqizon edhe të tjerët duke i marrë ndonjëherë me vete e duke iu dhënë poste”, ka thënë ai gjatë deklaratës së dhënë Telegrafit.
Nënkryetari Hoti në fund tha se ” PDK është prindër që kujdeset për fëmijët e vetë, në këtë rast për partitë tjera”.
Ndërkohë, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë më 22 gusht.
Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme.
Theksojmë se, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë thirrja e Gjykatës Speciale për intervistim.
Haradinaj, kishte thënë se në Hagë do të paraqitet si qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër i Kosovës.
“Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, kishte deklaruar ai.
Intervistimi i Haradinajt nga Prokuroria Speciale në Hagë është bërë më 24 korrik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë