LAJMI I FUNDIT:

PDK fton policinë të nisë hetimin rreth kërcënimeve ndaj deputetes Musliu

PDK fton policinë të nisë hetimin rreth kërcënimeve ndaj deputetes Musliu

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale.

Në reagimin e Tahirit thuhet se rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante.

Musliu: Pas debatit me Konjufcën në Kuvend, jam kërcënuar me vrasje nga militantë e VV-së
Lexo po ashtu Musliu: Pas debatit me Konjufcën në Kuvend, jam kërcënuar me vrasje nga militantë e VV-së

“Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë. Pavarësisht çdo lloj sulmi e kërcënimi, deputetët e PDK-së dhe të gjitha organet e partisë do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual”.


“PDK fton edhe mediat dhe qytetarët që mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, ndërsa institucionet e rendit dhe drejtësisë janë të obliguara që në përputhje me Kushtetutën e ligjet, të garantojnë fjalën e lirë në Kosovë”, thuhet në reagimin e Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori