LAJMI I FUNDIT:

PDK akuzon Agim Bahtirin

PDK akuzon Agim Bahtirin

Përfaqësues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Komunës rreth marrjes së kredisë për financimin e projektit ‘Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve fekale, atmosferike dhe industriale në qytetin e Mitrovicës me rrethinë’.

Ata gjatë një konference për media të shtunën në Mitrovicë me temën ”Bahtiri pasi futi komunën në borxhe të mëdha, tenton ta thelloj gjendjen duke marrë kredi për t’i arrritur qëllimet e tij personale”, e kanë quajtur të dëmshme për qytetin dhe të papranueshme, hyrjen në kredi të kësaj komune.

Zëdhënësi i PDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, ka bërë të ditur se PDK-ja në Mitrovicë do të mbështesë edhe hyrjen në kredi për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat do të kenë impakt të drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por me kusht që komuna t’i plotësojë kushtet e parapara ligjore dhe teknike të cilat rregullojnë çështjes e borxhit publik.


Sipas tij, projektet e propozuara nga komuna nuk janë të përfshira në BKK dhe nuk janë të planifikuara në KASH, ndërsa, potencoi se komuna vetëm dy vitet e fundit ka krijuar borxhe mbi një milion, pa mbulesë.

Ai ka përmendur po ashtu se vlera prej 7 milionëve për të cilat komuna po tenton të marrë kredi në emër të projektit, nuk është reale, por shumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmie.

“Duke analizuar kushtet ligjore që rregullojnë çështjen e marrjes së borxhit publik për investime kapitale, rregullat ligjore të përcaktimit të prioriteteve të larta investive dhe rregullat teknike për fushën e investimeve kapitale në kanalizime fekale dhe industriale, Grupi Parlamentar i PDK-së deklaron pro hyrjes së komunës në borxh publik, por me kusht që paraprakisht të bëhen ndryshime teknike dhe të plotësohen kushtet specifike ligjore që rregullojnë këtë lëmi… Në vitin 2014 komuna ka marrë opinion të pakualifikuar  me theksim të çështjes, ndërsa në vitin 2015 komuna ka marrë opinion të kualifikuar me theksim të çështjes. Bazuar në të dhënat që posedojmë që në vitin 2016 ka pasur keqmenaxhim edhe më drastic të buxhetit komunal dhe janë krijuar borxhe pa mbulesë në mbi  1 milion e 100 mijë euro. Pritet që opinioni I auditorit të përgjithshëm për vitin 2016 të jetë ende më I pafavorshëm pë r komunën… Kostoja e ndërtimit në projektet ideore të paraqitur në prezantim nuk është kosto reale, por shhumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmie”, ka thënë mes tjerash Haxha. /A. Damati.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori