Partia Demokratike e Kosovës sonte ka vendosur një projektor me reflektim në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, me mbishkrimin “Qeveria Martini!”.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është të hidhet dritë mbi atë se kush në të vërtetë po e udhëheqë Qeverinë Kurti.
“Dhe, siç mund ta shihni, në fotografi janë Kryeministri Kurti dhe ambasadori me aferë, Martin Berishaj me një titull: Qeveria Martini! Në realitet, siç keni mundur të lexoni në mediat ndërkombëtare, ambasadori Martin Berishaj, me paratë që ka tërhequr nga kompania GEN-i me seli në Beograd, mbi 4.5 milionë euro, dyshohet se ka financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Rrjedhimisht, kjo është Qeveria Martini dhe jo Qeveria Kurti. Kjo, edhe për një arsye tjetër. Ka rreth një vit që kur ka shpërthyer skandali i madh rajonal, në të cilin Martin Berishaj është i përfshirë bashkë me mafian rajonale energjetike të Serbisë, dhe kryeministri Kurti nuk po ndërmerr asgjë. Përkundrazi, po e mbron me xhelozi dhe vendosmëri, si mik personal që e ka”, theksoi deputetja Hoxha.
PDK ka ftuar përsëri organet e drejtësisë që ta hetojnë aferën e ambasadorit Berishaj.
“Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë që të veprojnë. Kallëzimet penale dhe paditë që janë ngritur të qohen deri në fund. E po ashtu, të nisin edhe të tjera për dyshimet e ngritura. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që ta shkarkoj ambasadorin Berishaj dhe ta sjellë sa më parë në Kosovë para drejtësisë. Në të kundërtën nuk mund ta meritojë kjo qeveri mbiemrin Kurti por mund të vazhdoj me mbiemrin Martinaj dhe ta festojë me Martini për ta festuar tutje”, tha Hoxha.
Ndërsa, kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se në këtë periudhë ku niveli i lartë i papunësisë po i shtyn të rinjtë të ikin nga nga vendi, Kosovën e përfaqëson një ambasador si Martin Berishaj, i cili po e dëmton imazhin e shtetit.
Salihu ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj.
“Kërkojmë nga kryeministri dhe presidentja që ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj dhe ta sjellin para drejtësisë në Kosovë. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe llogaridhënie, që të besojmë së në këtë vend ka shpresë dhe vend për drejtësi. Ndryshe, rinia do të vazhdojë të largohet nga Kosova duke dëmtuar të ardhmen e shtetit tonë”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri