Partia Demokratike ka denoncuar këtë të hënë para mediave një skemë korrupsioni, që shënon sipas saj një tjetër kulm të babëzisë së Edi Ramës dhe oligarkëve në pushtet.
Sipas nënkryetares së Departamentit të Pushtetit Vendor, Dhurata Çupi, bëhet fjalë për marrjen dhe ndarjen e pasurive publike, të mijëra metrave katrorë tokë dhe truall për klientët dhe shërbëtorët e qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës.
“Rasi i parë. Edi Rama i ka dhënë Kaselit, ish-Ndërmarrjen e Gomave, ish-NPV-në dhe ish-Fabrikën e Tubave. 10 mijë metra katrorë në mes të Durrësit i merr shërbëtori i Ramës, ai që po hedh betonin e paligjshëm të Erion Veliajt në Parkun e Liqenit”, ka deklaruar Çupi, e cila ka treguar edhe vendimin e qeverisë.
Rasti i dytë sipas saj është ai i 52 mijë metrave katrorë në mes të Elbasanit, “me ish-rezervat e shtetit që i shkojnë Lucës së Rozafës”.
“Rasti i tretë. Më i favorizuari mbetet komisari i Jugut, Kokëdhima, i cili u ka vënë syrin pronave më të mira të bregut. E ka nisur me një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes në Lukovë, ku një prej objekteve në vendin më të favorshëm turistik me 2.135 metra katrorë i jepet Koços. Pronë që do të kthehet në biznes privat, që të prodhojë para për komisarin e Jugut. Ja vendimi i qeverisë”, ka thënë Çupi.
Sipas saj, “në çdo mbledhje qeverie, Edi Rama ndan me konçesion, toka, pyje e kullota, pasuri publike, pa asnjë transparencë, pa kriter, duke ndjekur rregullin e vetëm që është në fuqi: Gjithçka për vete dhe oligarkët”.
“Ka 3 vite që nuk ka asnjë vendim transferimi të pronave publike tek njësitë vendore. Ka 3 vite që ish-pronarëve nuk u kthehet asnjë metër katror truall dhe prej 3 vitesh pasuria e tij dhe e oligarkëve vetëm shtohet dhe rritet. Ky është korrupsioni me të cilin sundon Rama, miliona euro, qindra pasuri publike të zhvatura, të plaçkitura, vjedhje në çdo drejtim, në çdo degë të qeverisë. Kjo është arsyeja se pse në Shqipëri ka pllakosur zia ekonomike, ka më pak vende pune dhe punësim, më pak konsum dhe më pak investime, ka më shumë varfëri dhe mjerim”, ka thënë Çupi.
PD: Dhjetëra tendera të fiksuar për mikun e dyshes Rama-Ahmetaj
Në vijim të denoncimeve, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka treguar po këtë të hënë metodat përmes të cilave, “kryeministri Rama dhe oligarkët e tij vjedhin paratë e shqiptarëve”.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa ka treguar edhe dokumentat që vërtetojnë sipas saj këto afera të kreut të qeverisë me ortakët e tij.
“Këto dhjetëra dokumente janë dhjetëra tendera të OSHEE, janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos. 10 për qind të parave të një viti, para që banda e OSHEE-së ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ia jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionëve privatë, Arben Ahmetajn”, ka deklaruar Zhupa.
Sipas saj, “në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i dyshes Rama-Ahmetaj është ofertues i vetëm”.
“Pra, nuk ka garë. Është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fiksuar, fituesi është paracaktuar. Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës. Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit dhe nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve. Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij”, ka thënë Zhupa. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?