LAJMI I FUNDIT:

PD organizon protestë kombëtare më 11 maj

PD organizon protestë kombëtare më 11 maj

Shefi i opozitës Lulzim Basha mblodhi paraditen e kësaj të hëne krerët e degëve të Partisë Demokratike për të vendosur datën e protestës së radhës Kombëtare. Burimet raportojnë se protesta e opozitës së bashkuar do të jetë më 11 maj 2019 ora 18:30.

Më 18 prill, forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha atë ditë Basha.


Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë, “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.

Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori