Payet vazhdon me supergola edhe te Marseille (Video)

Dimitri Payet po shënon gola të bukur edhe te skuadra franceze, Marseille.
Mesfushori francez u transferua në afatin e janarit te skuadra franceze nga West Ham për një shifër rreth 25 milionë euro.
Megjithatë, këto para ja kanë vlejtur për Marseillen, pasi Payet ka rikthyer formën e vjetër të tij, ku po shënon edhe gola.
Payet ka shënuar një supergol nga gjuajta e lirë prej rreth 30 metrave në ndeshje ndaj Dijonit, e cila në fund përfundoi me barazim 1-1.
Ky ishte goli i tretë i Payetit në Ligue 1. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5gyvgb

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































