Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lutfi Zharku, ka thënë në një intervistë për Telegrafin se ndërtimi i autostradave nuk do të ndalet edhe pse buxheti nuk është i mjaftueshëm. Sipas tij, kusht për një zhvillim të mirë ekonomik është përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
Zharku ka folur edhe për patentë shoferët si dhe për bashkëpunimin me kryetarët e komunave. “Bechtel&Enka është duke punuar në përputhje me buxhetin i cili është ndarë edhe pse ka kapacitete shumë më të mëdha për kryerjen e punëve. Ne jemi me alokime buxhetore prapa obligimeve kontraktuale diku 170 deri 180 milionë euro”, tha ministri Zharku.
Intervistoi: Lulzim Ahmeti
Telegrafi: Qeveria e Kosovës dhe komunat kanë investuar mjaft shumë në infrastrukturën rrugore. Kur do të përfundojnë këto investime, pasi pjesa më e madhe e buxhetit po shkon në asfalt?
Zharku: Investimet në infrastrukturën rrugore është vështirë të themi se kur do të përfundojnë, por projektet e mëdha ish dashtë të përfundojnë diku deri në 5 vjet – pra në vitet 2020-2021 – infrastruktura bazë e Kosovës. Në këtë rast po flasë për autostradën për Gjilan, zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, zgjerimi i rrugës Kievë-Pejë, zgjerimin e rrugës Pejë-Deçan-Gjakovë deri në Prizren, por mbeten edhe disa rrugë tjera që mbetën në kuadër të mirëmbajtës.
Telegrafi: A kemi para për të investuar kaq shumë në rrugë dhe sa janë ekonomikisht të favorshme këto investime?
Zharku: Qeveria e Kosovës e ka prioritet ngritjen e infrastrukturës, duke bërë një sakrificë në projektet e tjera, për të përmirësuar infrastrukturën, pasi nuk mund të kemi zhvillim ekonomik pa një infrastrukturë të mirë rrugore.
Shumica e rrugëve të cilat janë ndërtuar nëpër komuna e fshatra të ndryshme, kanë filluar t’i japin efektet e veta sidomos nëpër fshatra, ku është ndalur shpërngulja e banorëve nga fshati në qytet.
Po ashtu ndërtimi i rrugëve ka bërë që të kemi më shumë investime në bujqësi, që ka ndikuar edhe në zhvillimi ekonomik.
Telegrafi: A kemi rrezik të ndalen autostradat për mungesë buxheti?
Zharku: Kompania “Bechtel&Enka” është duke punuar në përputhje me buxhetin i cili është ndarë edhe pse ka kapacitete shumë më të mëdha për kryerjen e punëve. Ne jemi me alokime buxhetore prapa obligimeve kontraktuale diku 170 deri 180 milionë euro.
Në realitet kompania kur e merr një kontratë e paraqet planin e punës e natyrisht edhe rrjedhat e parasë. Por plani i punës me rrjedhat e parasë nuk janë në harmoni.
Ata kanë pas mundësi të punojnë shumë më shumë, por për shkak të kufizimeve buxhetore kanë punuar më pak, por që jemi duke biseduar me kompaninë “Bechtel&Enka” që të shtyjmë afatin e një pjesë të pagesës për në janar të 2018, apo ta shtyjmë afatin e kryerjes së autostradës “Arbën Xhaferi”për vitin 2018.
E kuptojmë hezitimin e kompanisë për shkak se shuma prej 150 deri 200 milionë është vështirë për me u bartë gjatë një viti por si Qeveri e Kosovës, do të mundohemi ta gjemë një zgjidhje të mirë për të dy palët.
Telegrafi: Pra ndërtimi i autostradës nuk do të ndalet për shkak të mungesës së buxhetit?
Zharku: Jo nuk do të ndalet. Këtë vit për Autostradën “Arbën Xhaferi” i kemi ndarë 150 milionë euro, po ashtu edhe për vitin e ardhshëm është paraparë që të ndahet shuma e njëjtë për kryerjen punimeve në autostradë.
Nëse vitin e ardhshëm fillon autostrada në drejtim të Gjilanit, do të kemi vetëm fillimin punëve bazë.
Kurse deri më 2021 të vazhdohet me ndarjen e shumës prej 150 milionë eurosh, deri sa të kryen të gjitha këto punë.
Telegrafi: Te kyçja e autostradës në Veternik ka rrëshqitje të dheut dhe një pjesë autostrada funksionon vetëm me nga një korrësi?
Zharku: Rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur për shkak të lëvizjeve të ujërave nëntokësore në thellësi prej 18 metrave, por të gjitha punimet për rregullimin saj janë në kuadër të garancionit për autostradën nga kompania ndërtuese. Tash është duke u punuar për tu stabilizuar dheu, presim që në një afat sa më të shkurtër kohore të rregullohet gjithçka.
Telegrafi: Punimet në rrugën Prishtinë-Pejë janë stërzgjatur, cilat kanë qenë shkaqet dhe kur do të përfundojë kjo rrugë?
Zharku: Në rrugën për Pejë janë lëshuar për qarkullim katër shiritat. Ka pasur probleme me ndërtimin e urës në fshatin Llozice me kompaninë Arda Rei, e cila ka pasur tenderin për kryerjen e punimeve në të. Por me këtë kompani e kemi ndërprerë kontratën. Tash e kemi zgjedhur një kompani të re për kryerjen e punimeve në urë.
Kyçjet e shpeshta humbin rëndësinë e autostradës
Telegrafi: Edhe te zgjerimi i rrugës Prishtinë–Mitrovicë, ka pasur zvarritje, cilat janë shkaqet dhe kur do të zgjerohet deri në Mitrovicë?
Zharku: Rruga për Mitrovicë ka përfunduar sa ka qenë e paraparë me projekt deri në Stanovc të Vushtrrisë. Tash kemi ngecje në vazhdimin e zgjerimit deri në Mitrovicë për shkak të pengesave të konsorciumit për fillimin e punimeve.
Telegrafi: A mund të ketë më shumë qasje në Autostradën “Ibrahim Rugova” e po ashtu edhe në Autostradën për Shkup?
Zharku: Në parim kyçjet nëpër autostrada sipas standardeve evropiane bëhen prej 20 deri në 30 kilometra, por për shkak se Kosova nuk ka territor të madh dhe dendësia e madhe e popullatës, kemi bërë që kyçjet të jenë prej 8.5 deri 11.5 kilometra. Nuk mund të bëhet kyçja në 4 kilometra sepse humb rëndësia e autostradës.
Telegrafi: Sa po krijon vështirësi mos planifikimi i rrugëve si duhet sa i përket ndarjes në shirita qarkullues, siç janë rruga Prishtinë–Fushë Kosovës dhe rruga e QMI-së?
Zharku: Këto rrugë janë munduar që t’i ndihmojnë qasjes së bizneseve, por tash ka kërkesa prej bizneseve që të lehtësohet edhe më shumë qasja e tyre duke i larguar barrierat.
Pas një analize kemi ardhur në përfundim se heqja e barrierave është në të mirë të gjithë qytetarëve, si dhe të bizneseve që janë në ato pjesë.
Kyçjen e bizneseve në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë dhe në rrugën e QMI-së, janë më të lehta, por ato duhet të marrin leje paraprakisht në ministri për kyçje në rrugë. Konsideroj se me heqjen e këtyre barrierave do të rritet më shumë edhe siguria në komunikacion.
Telegrafi: Cili është bashkëpunimi me komunat, sa i përket infrastrukturës rrugore?
Zharku: Kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha komunat, me përjashtim të Prishtinës, ku bashkëpunimi është më i pakët, pavarësisht dallimeve tona politike ne projektet i shtyjmë. Në Prishtinë kemi projektin për zgjerimin rrugës në Veternik. Si Ministri e Infrastrukturës kemi dashur që ta shfrytëzojmë projektin e bërë nga Komuna e Prishtinës, por është dashur ta revidojmë atë projekt dhe jemi vonuar në fillimin e punimeve.
Telegrafi: A ka dhënë rezultate pajisja me kamera në Qendrave testuese për Patentë Shoferë?
Zharku: Projekti i kamerave ka ndikuar në rritjen e transparencës, por ka rënie në shkallën e kalueshmërisë me shkrim e cila tash është 40 deri në 50 për qind, kurse në testin e vozitjes kalueshmëria është 60 deri në 70 për qind – që më herët kalueshmëria ka qenë deri në 90 për qind.
Telegrafi: Çfarë do të ndodh me patentë shoferët që u ka skaduar afati?
Zharku: Me ligjin e ri është rregulluar çështja e patentë shoferëve – patentë shoferët e ‘Kategorisë B’, vlejnë 10 vjet. Gjashtë muaj para se të skadojë afati dhjetëvjeçar i patentë-shoferit mund ta vazhdoni atë vetëm me certifikatën e mjekut. /Telegrafi/Fotografit: Ridvan Slivova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës