Zdravko Krivokapiq si duket i ka numëruar orët në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Megjithatë, kryeministrin malazez nuk e ka penguar ky fakt dhe ka vazhduar me shkarkimet dhe emërimet në dikastere të ndryshme qeveritare.


Së fundi, ai ka emëruar Svetlana Vukçeviqin si këshilltaren e re të kryeministrit, raporton vijesti.me.

Vukçeviq punoi për Agjencinë e Minierave, si dhe për gazetat ditore “Publika” i “Republika”.

Ndërkohë, të premten do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në të cilën do të diskutohen iniciativat për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ndryshe, Kuvendi malazez ka dështuar sot të shkarkojë zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq. /Telegrafi/