Pavarësia e Kosovës është shumë afër

Sejdiu, i cili për herë të parë prezantoi Kosovën në takimin formal të Këshillit të Sigurimit, edhe pse jo në cilësinë e presidentit, tha se ajo që u dëgjua aty dhe takimet me delegacionet e ndryshme sinjalizojnë se pavarësia e Kosovës është shumë afër.
Thaçi, i cili shoqëroi Sejdiun në seancë, tha se takimi i Këshillit të Sigurimit, ku nuk u arrit pajtueshmëri për statusin mes Perëndimit dhe Rusisë, i ka hapur rrugën institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin veprimet për shpalljen e pavarësisë. /rel/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































