Paunoviq: Çfarë skenaresh zbatojnë agjentët e Serbisë në Maqedoni? (Cicërimë)

Kryetari i Komunës Paraqin në Serbi, Sasha Paunoviq, i është qasur krizës politike në Maqedoni, duke shtruar pyetjen se çfarë kërkojnë njerëzit e Serbisë në çështjet e Maqedonisë.
Përmes një cicërime, Paunoviq pyet se nëse nëpër portale thuhet se CIA dërgon demonstrues në Beograd, atëherë çfarë skenari zbatojnë agjentët e Serbisë në demonstratat e Maqedonisë.
Ky reagim vjen pas shkrëiemve në Tv Telma se një agjent serb ka qenë në brendi të Kuvendit të Maqedonisë natën e dhunshme të 2u7 prillit të këtij viti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































