Paulinho prezantohet te Barcelona (Foto)

Barcelona e ka prezantuar blerjen me të re Paulinhon.
Lojtari erdhi nga Guangzhou Evergrande për 40 milionë euro dhe premtoi punë të madhe në skuadrën e re.
“Është moment special në jetën dhe karrierën time”.
"E falënderoj klubin për këmbëngulësinë për të më blerë. E kisha të qartë në kokë dhe do ta bëj punën time”.
Në anën tjetër presidenti, Josep Maria Bartomeu, e ka falënderuar lojtarin për dëshirën e tij që të bashkohet me Barcelonën.
"Faleminderit që pranove ofertën e Barcelonës dhe punën që bërë që të jesh këtu”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































