Paul Pogbas iu vodh medalja e Kupës së Botës gjatë grabitjes në shtëpinë e tij

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka njoftuar se i është vjedhur medalja e Kupës së Botës gjatë plaçkitjes që ndodhi në shtëpinë e tij.
Ylli francez nuk u aktivizua në humbjen e Djajve të Kuq nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjatë asaj periudhë ishte grabitur shtëpia e 29-vjeçarit.
Në një prononcim për gazetën franceze Le Figaro lidhur me incidentin, ai rikujtoi gjësendet që iu vodhën dhe mënyrën si mësoi se çfarë kishte ndodhur.
“Unë jam mirë, po ashtu edhe familja ime. Pata një javë paksa befasuese, me ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku mësova se nuk do të luaja dhe kur shkova në shtëpi, kuptova se shtëpia ime ishte grabitur me hyrjen e tre personave që ma vodhën kasafortën”.

“Aty ishin stolitë e nënës sime, medalja ime e Kupës së Botës…”, ka rrëfyer futbollisti.
“Ajo që më trembi më së shumti, është se dy fëmijët e mi ishin në shtëpi me dadon gjatë incidentit. Ajo dëgjoi gjithçka, e thirri gruan time dhe sigurimin, pastaj u mbyll me djemtë (një dhe dy vjeçar) në një dhomë. Për disa ditë më pas, ajo ishte në shok. Gjëja më e rëndësishme është që fëmijët e mi janë mirë”, shtoi tutje francezi.
Pogba, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit me Manchester Unitedin dhe është në pritje të verës për të vendosur rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola ‘ka vendosur të largojë tetë lojtarë’ nga Man City

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas ‘marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje’

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij