Patrick Voller nga PPE: Hoti do të vazhdojë sukseset e Mustafës në qeveri

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Partive Popullore Evropiane (PPE), Patrick Voller, ka thënë të mërkurën në Prishtinë, se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti, pas fitores në zgjedhje do të vazhdojë sukseset e kryeministrit Mustafa në Qeverinë e Kosovës.
“Jemi shumë krenar që LDK është pjesë e familjes së madhe evropiane – Partive Popullore, njëherësh edhe grupimi më i madh politik në Evropë. Rrugës për në Prishtinë është edhe presidenti ynë, Joseph Daul, i cili po vjen për të shprehur përkrahje për LDK-në. E falënderoj kryeministrin Mustafa për punën që ka bërë në Kosovë dhe po ashtu falënderoj për punën e madhe që ka bërë për Prishtinën”, ka thënë Voller.
Ai ka shtuar se jam i bindur në fitoren tuaj dhe ju dëshiroj sukses partnerëve të koalicionit. Voller i ka bërë këto komente gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe elektoratin e Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë.
Në këtë takim, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e re do ta plotësojë kriterin e demarkacionit dhe do t’i liberalizojë vizat për qytetarët.
“Ne do ta zgjidhim çështjen e demarkacionit pa e humbur asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës, pa cenuar raportet me fqinjin tonë, Malin e Zi dhe në partneritet me aleatët tanë. Sepse ne jemi të përgjegjshëm përpara qytetarëve tanë dhe përballë obligimeve ndërkombëtare të shtetit tonë”, ka thënë Hoti.
Ai ka premtuar se qytetarëve të Kosovës do t’ua sigurojmë liberalizimin e vizave shumë shpejt.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria e ka gjetur buxhetin me qindra miliona euro borxh më 2014. “Ne e kemi rritur buxhetin për 400 milionë euro dhe i kemi ulur taksat për bizneset 50 milionë euro. Kjo qeveri ka stabilizuar financat e shtetit dhe është e vetmja qeveri që, duke ruajtur dhe forcuar partneritetin me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka gjetur zgjidhjen për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, është i vetmi që ofron një program me zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve.
“Koalicioni ynë ka program të harmonizuar. Ky program i garanton Kosovës zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, mirëqenie sociale, arsimim e shërbim shëndetësor cilësor. Çka është kryesorja, ne jemi të vetmit që kemi demonstruar vendosmëri dhe jemi të përkushtuar ta luftojmë pa kompromis korrupsionin, krimin e organizuar dhe ta mbrojmë vendin tonë prej terrorizmit”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i Degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK dhe partnerët e saj posedojnë programin e vetëm për zhvillimin e Kosovës.
“Neve nuk na trembin sondazhet e porositura me qëllim krijimin e opinionit se koalicioni i natës është favorit. Me ne janë bashkuar gjenerata e pavarësisë dhe gjenerata e Republikës. Qeverinë e re do ta krijojmë ne. Me duart pastra dhe pa asnjë prej kapësve të shtetit dhe zhvatësve të pasurisë nacionale të Kosovës”, ka thënë Beqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët