LAJMI I FUNDIT:

Patatja si bateri: Eksperiment të cilin mund ta bëni me fëmijët

Patatja si bateri: Eksperiment të cilin mund ta bëni me fëmijët

Studimi i elektricitetit mund të jetë tejet interesant nëse e ktheni atë në një eksperiment. Me përdorimin e patateve, disa monedhave dhe telave, ju mund ta bëni një patate të krijoj aq energji sa për të ndriçuar një poç elektrik.

Përbërësit:

– Dy patate


– Katër monedha bakri

– Katër rondele (burme) zinku

– Tela (preferohet me kapëse)

– Një dritë LED

Si funksionon kjo?

Lëngu i patates përmban kripëra dhe acide të cilat janë elektrolite natyrale. Kur i vendosni monedhat dhe rondelet në patate, krijohet tension mes tyre. Nëse e lidhni një multimeter në patate në vend të një poçi LED, mund të shihni se një patate prodhon rreth 0.9 volt.

Për të ndriçuar një dritë LED duhet tension rreth 1.7 -2 volt, apo 2-3 patate.

Më poshtë e keni videon e cila tregon hollësisht se si ta bëni këtë eksperiment me fëmijët tuaj. /Telegrafi/

https://youtu.be/EFuF2Tsg9HY