Një grua në Britani të Madhe është akuzuar nën dyshimin se ka futur tableta të grimcuara Viagra në kafen e kolegëve te saj, shkruan The Guardian.

Karen Beale, 62 vjeçe, ishte e punësuar si pastruese në Envirograph, një fabrikë që prodhon produkte të mbrojtjes nga zjarri në Dover, transmeton Telegrafi.


Disa muaj më parë, ajo u filmua duke vendosur dhe përzier një pluhur të panjohur në kafenë që bënte për kolegët e tjerë çdo ditë, u tha në gjykatën Canterbury.

Kamera u instalua pas ankesave për kafenë që ajo po bënte, me punëtorët që ankoheshin për një shije të çuditshme, njolla në kafe dhe një ‘shtresë’ të butë.

2 40

Në video, Beale shihet duke veshur doreza dhe duke e përzier kafen me gishta. Pasi policia u alarmua, oficerët gjetën dy kavanoza me kafe që përmbanin sildenafil, një ilaç për mosfunksionimin erektil që shitej me emrin e markës Viagra dhe një ilaç për kolesterolin e lartë.

Kavanoza të kontaminuara u gjetën në zyrat e dy kolegëve të saj, kontabilistes Katrina Gravenor dhe sekretarit Jean Smith.

Beale mohon të gjitha akuzat dhe mbrohet se ajo po kontrollonte vetëm përmbajtjen e filxhanëve.

Prokuroria pretendon se sasitë e pilulave të përdorura nuk janë të mjaftueshme për të helmuar seriozisht njerëzit, por arriti në përfundimin se Beale kishte qëllim keqdashës për të dëmtuar kolegët e saj dhe ndoshta punëtorë të tjerë në fabrikë. /Telegrafi/