Pastruesi i rrugëve hodhi mbeturina në hyrjen e një shtëpie (Video)

12:"© BPM MEDIA
Haroon Tariq ka mbetur i habitur, kur në hyrjen e shtëpisë së tij në Birmingham të Anglisë, gjeti grumbullin me mbeturina që nuk i kishte hedhur dikush prej familjarëve të tij.
Pasi ktheu filmimet e kamerës së sigurisë, 29-vjeçari pas se ato plehra ishin lënë nga pastruesi i rrugëve, që më pas është larguar me makinë, transmeton Telegrafi.
“Mbase nuk ia ka zënë kamioni dhe vendosi t’i linte para derës sime. Më duhet të pres deri javën që vjen, për t’i larguar”, ka thënë Tariq.
Megjithëse është ankuar për ndodhinë e pazakontë, plehrat vazhdojnë t’i mbesin në hyrje dhe ende nuk është identifikuar punonjësi i papërgjegjshëm. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































