Pastruesi filipinas gjen foshnjën e porsalindur në një çantë, atë e kishte braktisur e ëma (Video)

Një pastrues në Filipine ka gjetur brenda një qante një foshnje të porsalindur. Siç raportojnë mediat filipinase, foshnjën e kishte braktisur e ëma që është një adoleshente, kurse çantën e kishte lënë të varur në rrethojën e një ndërtese.
Çantën e ka gjetur pastruesi i rrugëve të qytetit në provincën Lau Lau, kurse ai fillimisht deshi ta hedh në tokë çantën kur e dëgjoi foshnjën duke qarë, por për pak sekonda u rrethua nga dhjetëra kalimtarë të rastit që nuk kanë mundur të besojnë se çfarë kishte në çantë, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur autoambulanca dhe policia, që e kanë dërguar me urgjencë foshnjën në spital.
"Në fillim nuk e dinim nëse është gjallë apo e vdekur dhe nuk dinim si të veprojmë, por dikush propozoi që t'i telefonojmë ndihmës së shpejtë. Foshnja është me fat që e ka gjetur pastruesi. Më vjen keq për nënën, e cila gjykuar nga çanta ku e kishte futur foshnjën, duhet të jetë një adoleshente që sigurisht se ka nevojë për ndihmë", ka deklaruar një nga dëshmitarët.
Ajo çfarë rrit dyshimin edhe më shumë se nëna është një adoleshente, është fakti se foshnja është gjetur jo larg një shkolle, dhe për këtë besohet se nëna mund t'i ketë nga 12 deri në 16 vjet. Ndërkaq mjekët në spital kanë njoftuar se foshnja pas trajtimit është duke u rikuperuar. /Telegrafi/













































