Pas 15 vitesh, më në fund është larguar përfundimisht deponia e egër në hyrje të fshatit Debërcë. Kjo deponi krahas që ishte ilegale, poashtu shpesh herë ndizej dhe ishe burim i ndotjes së ambientit për banorët përreth. Ndonëse sipërfaqësisht është pastruar si deponi megjithatë sërish atje hidheshin mbeturina të ndryshme. Në vendngjarje ka dalur kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, i cili nënvizoi se kjo deponi daton që nga viti 2007 dhe vazhdimisht.
“Jemi këtu për të dhënë lajmin e madh se kjo deponi nuk ekziston më dhe se kemi pastruar të tërën dhe mund të themi se kjo tokë do të jetë në shfrytëzim nga pronari siç ka qenë në fillim para se të bëhet deponi. Me koncesionerin e ri kemi kontratë se nuk do të hidhet asnjë kamionetë me mbeturina në territor të komunës së Zhelinës. Të gjitha mbeturinat janë hedhur dhe do të vazhdojnë të hidhen në deponinë Rusino. Me këtë, Komuna e Zhelinës bëhet më e pastër, Komuna e Zhelinës me ne paraqet e dhe shënon një moment të suksesshëm dhe falënderoj banorët për mirëkuptimin dhe durimin që na kanë mbështetur deri më tani që ne të dalim të pastrojmë këtë deponi që ka qenë një ankth i vërtetë për ne”, deklaroi kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Sejdiu ka sqaruar se është pritur 15 vite që të pastrohet kjo deponi për shkak të neglizhencës së pushtetit qendror.
“Ne kemi dëshmi se çdo vit kemi drejtuar kërkesa deri tek ministrat tanë shqiptarë që kanë udhëhequr me ministrinë e ambientit. Do të thotë prej momentit kur kemi ardhur në krye të komunës kemi dërguar shkresa dhe kemi konsideruar se ministria e Ekologjisë ka buxhet enkas për pastrimin e deponive dhe ne kemi përshkruar një specifikasion të qartë, kemi marrë informacione nga tereni dhe ia kemi bërë të qartë dhe të lehtë, ministra që kanë ardhur në vendngjarje, kanë premtuar para qytetarëve të Debërcës dhe nuk e kanë realizuar kurrë, edhe pse kanë pasur mundësi shumë herë. Ne nuk do të ndalemi aty, kemi marrë masat që të pasterojmë këtë deponi dhe ja sot është e pastër dhe pa mbeturina”, tha Blerim Sejdiu. Sipas tij, pastrimi i deponisë është bërë me mjete nga buxheti i komunës së Zhelinës. Ndërkaq, ai premtoi se nuk do të lejojë krijimin e deponive të reja dhe paralajmëroi dënime nëse hidhen mbeturina në vende publike për të gjithë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Qeveria do ta mbështesë marrëveshjen për pagën minimale, ajo do të jetë 24.400 denarë

Dënohet për shpërdorim detyre, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

Sveçla dhe drejtori i IOM-it bisedojnë për strategjitë e menaxhimit të migracionit në Kosovë

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker