Përdorni leckën dhe fshesën në mënyrën e duhur, duke mos pasur nevojë ta bëni punën dy herë. Madje edhe makina larëse dhe fshesa me rrymë meritojnë vëmendjen e duhur
Përdorimi i një lecke të vetme për çdo gjë
Edhe nëse e spërkasim atë me ndonjë produkt për pastrim, e njëjta leckë e përdorur në vende të ndryshme të shtëpisë vetëm përhap mikrobet në çdo dhomë, sepse papastërtia e hequr nga një sipërfaqe përfundon duke lëvizur në tjetrën dhe kështu i thoni lamtumirë higjienës.
Zgjidhja: Zgjidhni një leckë të veçantë për çdo zonë të shtëpisë, dhe lajeni tërësisht (madje edhe në makinë larëse) pas çdo përdorimi.
Përdorimi i një materiali sintetik për pluhurat
Ndryshe nga ato që shikojmë nëpër reklama, materialet sintetike nuk i mbajnë kokrrat e pluhurit fare, por i përhapin nëpër sipërfaqe ose i lëshojnë ato në tokë pas çdo kalimi.
Zgjidhja: Përdorni një copë për pluhurat (ose një leckë të posaçme), duke e ngopur me ndonjë produkt specifik, në varësi të sipërfaqes që kemi për të pastruar.
Mospastrimi i fshesës me rrymë
Kur filtri i fshesës me rrymë nuk zëvendësohet ose nuk pastrohet për një kohë, kjo jo vetëm që zvogëlon forcën e thithjes së pajisjes, e cila nuk do të jetë në gjendje të mbledhë të njëjtën sasi të papastërtisë që bënte më parë, por gjithashtu do të përhapë pluhurin në ajër dhe në tapet.
Zgjidhja: Ndryshoni ose zbrazni qesen e fshesës me rrymë, kur të mbushet plot dhe pastroni pajisjet, turbinën e fshesës me një leckë të lagur, duke u siguruar që pajisja të mos jetë e vënë në prizë.
Vendosja e çfarëdolloj ene në pjatalarëse
Ka enë kuzhine (të tilla si grirëset e hudhrave apo ato në rende) të cilat kanë ndarje aq të vogla që pjatalarësja nuk arrin t’i pastrojë krejtësisht dhe mbetjet e ushqimit mund të kthehen në myk dhe pastaj të lëvizin në ushqim në përdorimet e mëvonshme.
Zgjidhja: Në këto raste duhet të shmangni pjatalarësen dhe t’i lani me duar këto enë, duke u kushtuar vëmendje sidomos qosheve.
Vendosja e furçës së WC-së në ndarjen e saj
Nëse furça vihet përsëri në mbajtësen e saj menjëherë pas përdorimit, mikrobet që gjenden në kupën e ujit mbeten të bllokuara në enë dhe në shirita, dhe në sajë të lagështisë, ata rriten dhe shumohen, kështu që në përdorimet e mëvonshme të furçës, do të kthehen në kupën e tualetit.
Zgjidhja: Lani furçën dhe lëreni të thahet plotësisht përpara se ta vendosni përsëri në vendin e saj.
Lavamani i kuzhinës
Nëse ofron një shkarkesë standarde ose një me tritarium të integruar, lavamani i kuzhinës është vendi i preferuar i mikrobeve dhe baktereve, të cilat përhapen për shkak të mjedisit të lagësht dhe mbetjeve ushqimore. Dhe problemi i higjienës bëhet edhe më serioz kur lëmë ushqim ose ujë të ndenjur në lavaman.
Zgjidhja: Pastroni lavamanin pas çdo përdorimi dhe përdorni çdo javë bikarbonat natriumi për ta mbajtur të pastër kulluesen.
Pastrimi i shtëpisë duke filluar nga dyshemeja
Nuk duhet përdorur lecka ose fshesa me korrent në dysheme para fshirjes së mobilieve, sepse pluhurat e tyre do të bien në tokë, kështu që do të detyroheni ta pastroni edhe njëherë dyshemenë.
Zgjidhja:Pastroni çdo dhomë nga lart poshtë, duke filluar nga dritaret për t’i dhënë fund me dyshemenë.
Hedhja e produktit në sipërfaqen që pastrohet
Aplikimi i detergjentit drejtpërdrejt në mobilie ose xhama mund të shkaktojë akumulimin e produktit në sipërfaqen që kemi për të pastruar, i cili bëhet aq i yndyrshëm dhe me shirita (në rastin e dritareve), për të mos llogaritur se në këtë mënyrë pluhuri dhe papastërtia theksohet edhe më shumë.
Zgjidhja: Hidheni produktin në një leckë mikrofibër ose në një rrobë të posaçme dhe pastaj pastroni të gjitha sipërfaqet.
Mospastrimi i makinës larëse
Është e paimagjinueshme sasia e papastërtisë (nga qelizat epiteliale tek merimangat e pluhurit) e cila mbetet e bllokuar në shportën e makinës së larjes, në ndarje ose në ndarësin e detergjentit dhe më pas transferohet në ujin e larjes.
Zgjidhja për makinat larëse: Përgatitni larjen më të gjatë, në temperaturën më të lartë dhe sapo shporta të jetë pothuajse e plotë, shtoni një litër uthull dhe një filxhan bikarbonat, duke e lënë kapakun të hapur dhe duke e ndaluar programin për të paktën një orë, në mënyrë që të jetë e lirë të veprojë (ndërkohë pastroni kapakun dhe çdo vend tjetër të dukshëm), pastaj mbyllni derën dhe përfundoni ciklin e larjes.
Përsëriteni gjithë procedurën nëse është e nevojshme. Pastroni nga brenda makinën larëse dhe lini derën të hapur për të lejuar shportën të thahet plotësisht.
Për makinat larëse me ngarkim: Derdhni ujë dhe bikarbonat (1/4 filxhan) në secilën ndarje dhe dy gota uthull në shportë dhe filloni programin e larjes në temperaturë maksimale.
Kur të mbaroni, thani shportën si dhe ndarjet e detergjentit dhe derën e makinës së larjes (duke e lënë atë të hapur për të lehtësuar ventilimin), pa harruar rondelën.
Larja e enëve të kuzhinës (që përdoren për të prerë) me detergjent gjellësh
Nëse uji i nxehtë dhe detergjenti për enët ju lejojnë të eliminoni mbetjet e dukshme të ushqimit, ato mikroskopike mbeten të bllokuara në çarjet e bordit të prerjes, pastaj transferohen tek ushqimet, me të cilat sipërfaqja më pas është në kontakt.
Zgjidhja: Shmangni pjatalarësen (në qoftë se bordi i prerjes së drurit mund të kërcasë, ai i plastikës mund të shkrihet për shkak të temperaturës së lartë) dhe hidhni në të ujë dhe peroksid hidrogjeni, pastaj e shpëlani atë me kujdes dhe e lini të thahet mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Truk për pastrimin e xhamit dhe rrjetës së furrës

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Gjashtë shenjat më gënjeshtare të zodiakut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe