LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu bën gjestin e rrallë, gjen kuletën dhe ia kthen pronarit

I pastrehu bën gjestin e rrallë, gjen kuletën dhe ia kthen pronarit

Marini është pedagog i pianos në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa Ismeti mbledh shishe dhe kanaçe mes mbeturinave. Të dy burrat i lidhi bashkë së fundmi, një portofol.

“Po mblidhja plastikë, kur gjeta një portofol me dy karta banke, 4 fotografi. Mora numrin në një kartë banke dhe mora në telefon fillimisht bankën. Fitova 520 lekë atë ditë dhe me 300 lekë bëra ofertë në telefon. Më pas i shkruaj Marinit në Facebook. Sa zbrita nga autobusi e njoha. Ndihem i lumtur që e bëra këtë veprim”, tha Ismet Hilaj.

Këtu mund ta shihni Videon


Gjithë kohën Ismeti ankohej se ka marrë ftomë, pasi po fle jashtë pas problemeve bashkëshortore. E shoqëruam te vendi ku jeton.

“Këtu flej që nga fillimi i muajit”, tha Ismet Hilaj, duke na treguar një strukturë betoni.

Pedagogu i pianos, Marin Gjollma tregoi se, pasi kishte kërkuar gjithandej për portofolin, lexoi mesazhin në Facebook.

“Kjo tregon se janë disa njerëz që nuk duken, por që janë më qytetarë dhe më me vlera sesa ata që e thërrasin nga mëngjesi në darkë për qytetari. Ky portofol ka një histori. Më ka humbur edhe një herë tjetër jashtë vendit”, tha Marin Gjollma, pedagog

Pedagogu i pianos nuk do ta njihte kurrë Ismetin e pastrehë, po të mos ishte në këtë mes ndershmëria e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori