E dimë që si minimum i konsumimit të mjaftueshëm të ujit brenda një dite është 1,5 litra. Gjithashtu e dimë që është shumë me rëndësi që t’i përmbahemi këtij minimumi që të jemi mjaftueshëm të hidratuar, në mënyrë që trupi ynë të lirohet nga toksina dhe që metabolizimi ynë të jetë sa më i shpejtë

Megjithatë, kur është fjala për stërvitjen, gjërat komplikohen, sepse ekzistojnë mendime të kundërta, siç janë ato të cilat bazohen në konstatimin që nuk duhet konsumuar ujë gjatë stërvitjes, si edhe drejtpërdrejt pas stërvitjes. A është vërtet kështu?


Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjeni në vazhdim, bashkë me sqarimin se cilat janë pasojat për trupin tuaj nëse stërvitni, por nuk pini mjaftueshëm ujë, transmeton Telegrafi.

22133460 Depositphotos 48874349 xl 2015 1523733325 728 68170d9e3e 1524730674

Humbni ujin, jo shtresat yndyrore

Uji i mundëson organizmit tonë që më shpejt të djegë qelizat e shtresuara të yndyrave, gjë që ndryshe do të thotë që përshpejton procesin e dobësimit.

Në të kundërtën, nëse trupit tuaj i mungon uji, ju ende do të keni ndjenjën pas stërvitjes që jeni më të “lehtë”, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që jeni dobësuar. Vetëm që keni humbur rezervat e ujit në organizëm, të cilat ju janë të domosdoshme.

22133410 Depositphotos 53622669 xl 2015 1523733299 728 e229b250f0 1524730674

Lëkura ju plaket më shpejt

Është konstatuar që aktiviteti fizik ka ndikim të volitshëm në dukjen e lëkurës – qarkullimi i gjakut përmirësohet, gjaku është më i pasur me oksigjen me të cilin furnizon qelizat e lëkurës, nxitet prodhimi i kolagjenit, ndërkaq linjat e imta dhe rrudhat bëhen më pak të dukshme.

Megjithatë, për të qenë kjo vërtet kështu, organizmit i është i domosdoshme sasia e caktuar e rezervave të lëngjeve.

22133560 Depositphotos 74997645 xl 2015 1523733348 728 547518a848 1524730674

Humbni fuqinë

Shkencëtarët konstatojnë që humbja e lëngjeve gjatë stërvitjes është proporcionalisht e kundërt në krahasim me efikasitetin e saj.

Më saktësisht – nëse gjatë stërvitjes humbni 5% lëngje në organizëm, efikasiteti i tij do të zvogëlohet madje për 30%! Prandaj është e domosdoshme të kujdeseni që të mos ju ndodhë dehidratizimi.

22133510 Depositphotos 106796478 xl 2015 1523733284 728 cf89ba4753 1524730674

Toksinat mbeten në trup

Është e thjeshtë – stërvitja nxit djersitjen, ndërkaq nëpërmjet djersitjes dhe nëpërmjet lëkurës nxirren jashtë substancat e dëmshme nga organizmi ynë.

Megjithatë, ky proces do të pengohet nëse në trup nuk ka mjaft lëngje, sepse nuk do të nxitë punën gjëndrave të djersitjes. Natyrisht, toksinat të cilat mbeten në organizëm assesi nuk janë të mira për shëndetin tonë!

22133610 Depositphotos 62143311 xl 2015 1523733368 728 5a0dc928de 1524730674

Ndezja e fuqishme e muskujve

Pas stërvitjes intensive ndezja e muskujve shpesh është e pashmangshme,e cila gjithsesi duhet të kalojë pas disa ditësh. Ndezjet gjithashtu janë më të theksuara në fillim të procesit të stërvitjes.

Mirëpo, në rast që trupit gjatë stërvitjes i mungon uji, atëherë ato ndezje do të jenë shumë më të forta, më të dhembshme, por edhe më shumë do të zgjasin. Edhe një arsye përse duhet patjetër të keni kujdes gjatë stërvitjes dhe të jeni të hidratuar.

22133810 Depositphotos 54416369 xl 2015 1523733442 728 db43cd87ab 1524730674

Apetiti i shtuar

Shpesh ndodh që nëse nuk kemi pirë mjaftueshëm ujë gjatë stërvitjes pas stërvitjes ndieni më shumë uri. Mirëpo, fjala është për atë që organizmit pikërisht i mungon uji, ndërkaq truri ynë e regjistron këtë si nevojë për ushqim.

Natyrisht, shtimi i sasisë së ushqimit pas stërvitjes nuk është i rekomandueshëm, por vetëm pas një deri në dy orësh si formë e racionit të lehtë me proteina.

water workout

Në çfarë mënyre duhet konsumuar ujin gjatë stërvitjes?

Më në fund, duhet të japim përgjigjen përfundimtare se cila sasi e ujit është e mjaftueshme gjatë stërvitjes dhe në cilën mënyrë duhet ta konsumojmë.

Parimisht, rekomandohen 150 – 250 ml ujë në çdo 15 deri 20 minuta, varësisht nga intensiteti i stërvitjes. Gjithashtu – gjysmë ore para stërvitjes mos pini sasi të mëdha uji.

/Telegrafi/