LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e vullkanit në Filipine, imazhe që tregojnë fuqinë e natyrës – fshatrat mbulohen nga hiri dhe banorëve u ndalohet përgjithmonë rikthimi

Pasojat e vullkanit në Filipine, imazhe që tregojnë fuqinë e natyrës – fshatrat mbulohen nga hiri dhe banorëve u ndalohet përgjithmonë rikthimi

Autoritetet në Filipine kanë njoftuar sot se nuk do t’i lejojnë më banorët të kthehen në ishullin ku gjendet vullkani aktiv Taal, duke i paralajmëruar se jeta atje për ata do të ishte e ngjashme me “momentin kur dikush ua drejton revolen”.

Vullkani Taal ka filluar të qetësohet duke nxjerrë sasi të vogël të avulli dhe hirit pas shpërthimit të 12 janar, ku hiri arriti në veri të vendit, deri në kryeqytetin Manila rreth 65 kilometra larg ishullit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë vullkani është ende aktiv, për këtë disa banorë po vazhdojnë të jetojnë në kampet për raste emergjente derisa autoritetet të ndërmarrin hapa konkret.

Ministri i Punëve të Brendshme, Eduardo Ano ka thënë se zyrtarët e provincën Batangas ku gjendet vullkani, të fillojnë të kërkojnë vende më të sigurta për 6 mijë familje që kanë jetuar dhe punuar në katër fshatrat përreth vullkanit.

Siç raportojnë mediat lokale, vendi i ri ku do të jetojnë duhet të jetë të paktën 17 kilometra larg vullanit me qëllim të jenë të sigurtë. Ndërkaq ky ishull autoritetet e vendit e kishin shpallur park nacional kohë më parë, duke ua kufizuar qëndrimin e përhershëm banorëve që së fundmi ishin vendosur aty.

E agjencia qeveritare për vlerësimin e vullkaneve, e kishte shpallur ishullin zonë të rrezikshme, por disa banorë të varfër të fshatarëve kishin vazhduar jetën aty. Edhe pse është njëri nga vullkanet më të vegjël në botë, Taal është i dyti më aktivi nga 24 vullkanet në Filipine.

Pamje të publikuara më poshtë tregojnë fuqinë e shpërthimit të vullkanit, ku gjithçka në këtë vend është mbuluar nga hiri dhe është bërë një vend ku assesi nuk mund të jetohet pa pasur pasoja shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori