Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni Golden State Warriors dhe nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavalier nuk kanë pasur ndonjë angazhim në NBA.


Por, Houston Rockets që para 48 orëve befasoi Warriors ka shënuar fitoren e radhës, ku kësaj radhe triumfuan kundër Sacramento Kings.

Këta të fundit arritën të rivalizojnë gjatë gjithë ndeshjes Houstonit, por që në fund rezultati në semafor tregonte shifrat 105:100.

Basketbollisti më efikas në ndeshje ishte James Harden, i cili realizoi 27 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Eric Gordon. Theksojmë se shkaku i një lëndimi ‘raketat’ nuk e patën në dispozicion Chris Paulin.

nbas

Në anën tjetër, lojtari më i mirë në fushë te “mbretërit” ishte Willie Cauley-Stein që shënoi 21 pikë gjersa Buddy Heild ngeci për dy pikë më pak.

Pas kësaj, Houston ka bilanc të pozitiv nga dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndërsa Sacramento ka shijuar humbjen e parë në po aq ndeshje. /Telegrafi/ Rezultatet tjera: Detroit - Charlotte 102:90

Indiana - Brooklyn 140:131

Orlando - Miami 116:109

Washington - Philadelphia 120:115

Boston - Milwaukee 100:108

Memphis - New Orleans 103:91

Dallas - Atlanta 111:117

Utah - Denver 106:96

San Antonio - Minesota 107:99

Phoenix - Portland 76:124

telegrafi sport app