LAJMI I FUNDIT:

Pasi kontaktoi një person që rezultoi pozitiv me coronavirus, kryeministri polak i nënshtrohet karantinës

Pasi kontaktoi një person që rezultoi pozitiv me coronavirus, kryeministri polak i nënshtrohet karantinës

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar të martën se është vendosur në karantinë, pasi kishte pasur kontakt me një person i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, njoftimi i Morawieckit erdhi përderisa Polonia raportoi rreth pesë mijë raste me coronavirus të martën; hera e dytë që vendi raportoi shifër të ngjashme në periudhën 24 orëshe që nga fillimi i pandemisë.

“Të premten e kuptova që kisha pasur kontakt me një person që rezultoi pozitiv me COVID-19”, u shpreh kryeministri polak.


“Si rezultat i kësaj si dhe në përputhje me procedurat shëndetësore unë do t’i nënshtrohem karantinës”, tha Morawiecki.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi si dhe qeveria do i kryejë obligimet si në kushte normale”, theksoi mes tjerash ai.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në Poloni u rrit në 135 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë rreth tre mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë?

Evropa
Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Reagimet nga bota pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza

Botë
Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Publikohen pamjet e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Serbia
Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Zëdhënësja e Trumpit tha se francezët nuk flasin gjermanisht për shkak të SHBA-së, reagon ligjvënësi socialist që kërkoi që Amerika ta kthejë Statujën e Lirisë

Amerika
Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Sulmet izraelite në Gaza – numri i të vrarëve shkon në mbi 400, thotë Ministria e Shëndetësisë

Botë
Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Bosnja
Kalo në kategori