LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët brenda aeroplanit rrahen brutalisht, shtyhet udhëtimi për disa orë (Video, +18)

Pasagjerët brenda aeroplanit rrahen brutalisht, shtyhet udhëtimi për disa orë (Video, +18)

Pasagjerit e aeroplanit që planifikohej të udhëtonte nga Dallasi në Los Angeles kanë humbur durimin, dhe në një moment kanë shkëmbyer grushta duke bërë që udhëtimi të shtyhet.

Një video e publikuar në Snapchat shfaq momentin kur grushtohen dy persona në aeroplanin e aviokompanisë Southwest Airlines, duke krijuar panik tek pasagjerët tjerë, transmeton Telegrafi.

Në video mund të dëgjohen pasagjerët duke bërtitur, dhe duke u grindur brenda aeroplanit.


Një burrë i veshur me bluzë ngjyrë hiri shihet duke e goditur një burrë tjetër i cili nga grushtat rrëzohet në karrige. Por, kur dukej se situata u qetësua ata rifilluan të grushtohen.

Zyrtarët e aviokompanisë kanë sqaruar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

“Më 2 mars, aeroplani i aviokompanisë Southwest Airlines që ishte paraparë të fluturojë nga Dallasi në Los Angeles, është shtyrë për shkak të një rrahje që ka ndodhur brenda aeroplanit”, thuhej në komunikatën e aviokompanisë.

Por pas ndërhyrjes së forcave të rendit pjesëmarrësit në rrahje janë shoqëruar në polici për t’u intervistuar, ndërsa pasagjerët më disa orë vonesë kanë vazhduar rrugëtimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori