LAJMI I FUNDIT:

Pas zgjedhjeve lokale, intensifikim i negociatave për kontestin e emrit me Greqinë

Pas zgjedhjeve lokale, intensifikim i negociatave për kontestin e emrit me Greqinë

Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, pritet të marrë një dinamikë të re pas zgjedhjeve lokale që pritet të përfundojnë pas një jave, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Këtë e paralajmëroi ditë më parë vetë kryeministri Zoran Zaev duke folur për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme. Në këtë kuadër janë edhe kontaktet e vendosura me qeverinë greke, por edhe lëvizjet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, se pas vitit mund të ketë afrim të qëndrimeve mes palëve për mbylljen e kontestit afër 30-vjeçar për emrin e Maqedonisë.

Detaje nuk jepen nëse tashmë ka ndonjë propozim për emrin e ri të Maqedonisë, apo nëse ajo do të pranohet fillimisht në NATO me referencën e përkohshme IRJM dhe të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, me kusht që anëtarësimi i plotë të saj në union të bëhet paralelisht me mbylljen përfundimtare të kontestit.


Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se shtytësi më i madh i këtij procesi është bashkësia ndërkombëtare, e cila me çdo kusht po bën përpjekje për forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe ruajtjen e këtij rajoni nga rritja e ndikimit rus.

Alajdin Demiri, ish-diplomat, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mes dy vendeve janë duke u zhvilluar negociata dhe se bëhet fjalë për modalitete për arritjen e kompromisit.

“Në kuadër të të gjithë këtyre reformave që janë paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev është edhe ajo e çështjes së emrit dhe si duket ai ka marrë garanci për mbështetje në mbylljen e këtij kontesti. Mendoj se ka bisedime të fshehura ku janë duke u harmonizuar qëndrimet, që do të thotë se Maqedonia ka pranuar ndryshimin e emrit dhe se tani është fjala vetëm për metodologjinë apo format se si do të miratohet kjo marrëveshje”, thotë Demiri.

Ai shton se një nga mundësitë e vulosjes së marrëveshjes është edhe ajo e referendumit, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që partia e kryeministrit Zaev, mori tek elektorati maqedonas, ndërsa sa i përket atij shqiptar, Demiri thotë se mbështetja e tyre do të jetë absolute në ndryshimin të emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO.

Ndërkohë, sa i përket modalitetit për arritjen e kompromisit dhe çështjes së referendumit, Margarita Nikollovska, ekspertë e çështjeve juridike thekson:

“Nëse shkohet në referendum, vlerësoj se kujdesi duhet të jetë edhe më i madh, në veçanti në formulimin e pyetjes dhe përgjigjes që do të kërkohet nga shtetasit, Çdo gabim eventual në formulimin e saj, mund të ketë pasoja, prandaj vlerësoj se duhet një kujdes më i madh si në aspektin juridik, ashtu edhe në marrjen në konsideratë të interesave të popullit”, thotë Nikollovska.

Zgjidhja e çështjes së emrit, sipas ish-diplomatit Alajdin Demiri, mund të marrë kahen e zgjidhjes edhe për shkak të dobësimit të opozitës maqedonase, e cila për shumë vjet nuk ka bërë asnjë lëvizje në drejtim të afrimit të qëndrimeve me Greqinë.

“Fakti që OBRM-PDUKM-ja është e gjunjëzuar apo që nuk ka kapacitet që të reagojë, flet që ky proces pas zgjedhjeve lokale mund të fillojë dhe të rrumbullakohet pak më shpejt. E gjithë kjo tregon se Maqedonia është e interesuar që sa më parë të jetë pranë institucioneve euroatlantike”, vlerëson Demiri.

Çështja e emrit me Greqinë daton që nga pavarësia e Maqedonisë. Ky kontest ka bërë që Greqia ta bllokojë tash e disa vjet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori