LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, VV kërkon që të fillohet numërimi i votave nga diaspora

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, VV kërkon që të fillohet numërimi i votave nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për numërimin e 4 mijë e 639 votave të ardhura nga mërgata, konfirmon të drejtën e tyre.

Përmes një njoftimi të bërë për media, VV thotë se mijëra dërgesa me fletëvotime të bashkatdhetarëve të nisura brenda afatit dhe para datës së zgjedhjeve, e të cilat padrejtësisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i kishte shqyrtuar dhe numëruar, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme ato do të numërohen dhe do të bëhen pjesë e rezultatit të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, pas kërkesës së Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, pas kërkesës së Vetëvendosjes

Tutje, Vetëvendosje thekson se e drejta e votës si e drejtë kushtetuese, është e garantuar dhe nuk mund të mohohet me justifikime teknike që bien ndeshë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës, andaj sipas VV-së, Gjykata Supreme shmangi një padrejtësi të madhe, e konfirmoi një të drejtë kushtetuese të mijëra votuesve nga mërgata.


Vetëvendosje, kërkon që pa humbur kohë të fillojë shqyrtimi dhe numërimi i këtyre fletëvotimeve, që vullneti i votuesve nga mërgata të përfshihet në rezultatin përfundimtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori