Të rralla janë autoret nga Kosova që kanë sukses të shitjes së librave në Kosovë dhe në Evropë
Autorja e njohur dhe ndër më të suksesshmet në Kosovë, Antigona Behrami nga Mitrovica, nëpërmjet librave me përmbajtje psikologjike dhe motivuese, po ndryshon stilin e jetës së njerëzve dhe konceptin e të menduarit dhe të vepruarit.
Pas botimit të librit “Përdore fuqinë që ke brenda”, botuar dy vjet më parë, Behrami vitin e kaluar ka botuar edhe dy libra të tjerë, “Ditarin transformues” dhe “Librin transformues”, të cilët, ashtu sikurse libri i saj i parë, për pak muaj janë bërë bestsellerë.
Suksesin për shitjen e tyre autorja e ka korrur edhe duke mbajtur ligjërata online dhe fizike për përmbajtjen e librave të vet dhe për tema të ndryshme nga jeta e përditshme me qindra qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët i shprehin shqetësime dhe kjo u jep propozime për ndryshimin e jetës nëpërmjet sfidave të përditshme që ua propozon.
Janë të shumta mesazhet e urimit e të falënderimit që ia kanë dërguar klientët, shokët, miqtë dhe ata që kanë lexuar librat e saj, të cilët për çdo ditë autorja e këtyre librave i publikon në llogaritë e veta në rrjete sociale.
Behrami, ditë më parë ka dorëzuar në shtyp librin e ri, të katërtin me radhë, me titull “Metoda për një jetë magjike”, i cili, ende pa dalë nga shtypi, është porositur mijëra kopje nga libraritë dhe klientët.
Të gjithë të drejtat e botimit dhe të shitjes, për të katër librat, i ka autorja Antigona Behrami.
Botuesi i veprave të saj, Berat Armagedoni, në llogarinë e shtëpisë botuese në “Facebook”, ka shkruar për të dhe për librin e saj të ri që do të dalë nga shtypi nesër: “Në Kosovë nuk ka autore më të suksesshme se Antigona Behrami. Ato librari që i shesin librat e saj, e njohin mirë suksesin e saj. Mijëra kopje të porositura ende pa dalë në shitje. E del prej shtypit, të premten. Të dielën s’do të na zë salla e konferencave e ‘Swiss Diamond’-it në Prishtinë. Porosinë për libra mund ta bëni vetëm tek autorja, e cila i ka të gjitha të drejtat”.
Fragment nga parathënia e librit “Metoda për një jetë magjike”
Në këtë libër do të gjeni shumë mësime që do t’ju ndihmojnë të liroheni nga limitimet që jua kanë caktuar të tjerët. Ky libër do t’ju ndihmojë ta shihni pasurinë që keni brenda vetes, bollëkun e mirësive. Do t’ju mundësojë të liroheni nga ankesat, pasiguritë, inati, urrejtja, xhelozia dhe nga çdo gjë që ul energjinë tuaj dhe pakëson dritën e zemrës suaj. Ky libër ju nxit ta jetoni një jetë të mirë dhe të lirë…
Në këtë libër kam përzgjedhur dhe përmbledhur disa prej historive të vërteta të disa njerëzve me të cilët bashkëpunoj që një kohë të gjatë. Po t’i përmblidhja të gjitha historitë e suksesit të tyre që m’i kanë rrëfyer, shkruar dhe dërguar, shtypshkronjat do të punonin me javë të tëra pasi që bëhet fjalë për mijëra faqe, mijëra rrëfime, për një horizont të gjerë e të pafund arritjesh…
Sapo ta lexoni këtë libër do të keni mundësi ta projektoni jetën që keni brenda.
Si mund të ndodhë kjo?
Lexojeni këtë libër dhe do ta mësoni metodën për jetën magjike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi