Miqësia pesëvjeçare mes Aslıhan Doganit dhe Arda Turanit, në maj të vitit 2015 u shndërrua në dashuri.

Por, fundit të lidhjes së tyre ia ka dhënë bukuroshja turke.


Megjithëse janë parë si një çift i lumtur dhe raportohej se po bëhen gati për martesë - ata i japin fund romancës së tyre njëvjeçare, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, Aslihan kishte udhëtuar për në qytetin e Barcelonës për të mbledhur të gjitha gjërat personale dhe u kthye në Stamboll të Turqisë.

Mediat turke raportojnë e gjithë kjo ka ndodhur pas publikimit të mesazhe të nxehta mes futbollistit të Barcelonës dhe Ebru Sanlin.

Ndryshe, as Arda as Sanli nuk i kanëp mohuar mesazhet dhe raportimet e mediave rozë turke. /Telegrafi/

alihan-dogan-arda-turan