LAJMI I FUNDIT:

Pas therjes me thikë në Cërrnicë të Gjilanit, reagon kryetari Haziri 

Pas therjes me thikë në Cërrnicë të Gjilanit, reagon kryetari Haziri 

Në fshatin Cërnicë të Gjilanit të hënën ka ndodhur një therje me thikë, ku sipas Policisë i dyshuari, me të meta mendorë ka therur me thikë një person tjetër, të komunitetit serb.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.

Këtë akt e ka dënuar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas të cilit është një rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesën e tolerancën ndëretnike.


Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje. /Telegrafi/