LAJMI I FUNDIT:

Pas tërmetit tragjik, Rama i drejtohet Bashës: Është koha e bashkimit!

Pas tërmetit tragjik, Rama i drejtohet Bashës: Është koha e bashkimit!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bën thirrje opozitës që të ulen pa humbur kohë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete për situatën pas tërmetit.

Në një postim në Twitter kryeministir Edi Rama i drejtohet Bashës, ku i thekson se duhet të ulen në tryezë për  shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.

“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.


Lulzim  Basha është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”, është shprehur Rama në Twitter.

Një ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha u dha urdhër strukturave  se duhet të mbajnë konktakte me qytetarët e prekur nga tërmeti për të evidentuar nevojat e tyre. Ai iu theksoi demokratëve se s’duhet përdorur politikisht fatkeqësia e madhe.

Ky është bilanci i tërmetit të rëndë të 26 nëntorit është 51 persona të vdekur, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar.

Sot ka humbur jetën në spitalin e Traumës, Xhesika Biqiku, vajza 20-vjeçare që i ra tulla në kokë në Kombinat.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori