LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit terrorist në Ankara, reagon Erdogan

Pas sulmit terrorist në Ankara, reagon Erdogan

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS, ku raportohet se ka edhe viktima.

Katër persona janë vrarë në sulmin në Ankara, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan skynews.

“Kombi ynë duhet ta dijë se duart e ndyra që shtrihen drejt Turqisë do të thyhen patjetër; asnjë strukturë, asnjë organizatë terroriste, asnjë fokus i keq që synon sigurinë tonë nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e tyre”, tha 70-vjeçari dhe shtoi “lufta jonë kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve terroriste dhe mbështetësve të tyre do të vazhdojë me vendosmëri dhe në një mënyrë shumëdimensionale”.


Menjëherë pas deklaratës së liderit turk raportohet se edhe një person ka ndërruar jetë në spital, duke dërguar numrin në pesë. Të paktën 14 persona u plagosën, thuhet në deklaratën e liderit turk.

Ndryshe, kompleksi TUSAS i vendosur në rrethin Kahramankazan, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së Ankarasë, mbulon një sipërfaqe prej katër milionë metrash katrorë.

Gjiganti i mbrojtjes është prodhuesi i aeroplanit të parë luftarak të gjeneratës së pestë të prodhuar në vend, KAAN, si dhe Hurryet, aeroplan stërvitor dhe sulmues i lehtë, dhe Hurkus, aeroplan për trajnime dhe mbështetje ajrore të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori