Në Kosovë analistë shqiptarë dhe serbë thanë se ngjarjet e fundit në veri e dëmtojnë në masë të madhe procesin e dialogut Kosovë – Serbi, por shfaqin pikëpamje të ndryshme sa i përket vazhdimësisë së këtij procesi.
Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se treguesit për përfshirjen e mundshme të Serbisë në sulmin e së dielës kundër policisë së Kosovës do ta përmbysin formatin aktual të bisedimeve, duke ngritur edhe pikëpyetje nëse këto bisedime mund të vazhdojnë fare.
“Mendoj që është pak herët të konsiderohet që mund të rifillojë dialogu, e para duhet të përfundojnë hetimet dhe rrjedhimisht duhet të ketë edhe një opinion të KFOR-it sepse ne e kemi edhe marrëveshjen e Kumanovës e cila është nënshkruar dhe si GLPS konsiderojmë që të paktën neni 2 është shkelur, por këtë si instancë e fundit e vlerëson vet komandanti i KFOR-it. Pas kësaj duhet të shohim se si do të trajtohet Serbia si palë e dialogut së pari”, thotë Loxha.
Miodrag Miliçeviq nga organizata joqeveritare AKTIV me seli në veri të Mitrovicës, mbështet procesin e ndriçimit të ngjarjeve në veri, ndërsa vlerëson se palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve sa më parë.
“Na duhet vazhdimi i procesit të dialogut pavarësisht gjithçkaje. Në përvojën botërore qindra vjeçare udhëheqësit negociojnë edhe në kohëra lufte dhe kriza shumë më të këqija se kjo. Kështu që kemi nevojë për dialog më shumë se kurrë. Në të kundërtën dyshoj se do të mund të shohim ndonjë qëndrueshmëri nëse ata ende tregojnë paaftësi për t’u ulur në tryezë për të diskutuar çdo çështje, pa marrë parasysh sa e vështirë është”, thotë Miliçeviq.
Ai shpreh shqetësimin se situata e krijuar në veri do të përkeqësojë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. Megjithatë ai beson se përleshjet e së dielës janë një incident i izoluar.
“Në këtë periudhë kohore të dyja palët duhet të qëndrojnë të qeta, të mos përdorin retorikë të ashpër, nxitëse dhe negative. Kjo duhet të ndodhë patjetër nëse duam të shohim vazhdimësi të procesit. Unë e shoh këtë si një incident të izoluar që nuk do të përsëritet më nga askush dhe ne duhet vërtetë të mbështetemi në dialog e të bindim të dyja palët të arrijnë një marrëveshje në të mirë të të gjithëve”, thekson Miliçeviq.
Loxha ndërkaq thotë se nëse hetimi konfirmon përfshirjen e Serbisë në sulm, bashkësia ndërkombëtare duhet ta sanksionojë atë në mënyrë që të sigurohet mospërsëritja e ngjarjeve të tilla.
“Kosova është sanksionuar për diçka shumëfish më të vogël dhe më e pakta që mund të presim nëse edhe konfirmohet përfshirja e qeverisë serbe është të ketë sanksione nga bashkësia ndërkombëtare karshi Serbisë dhe të kushtëzohet me llogaridhënie dhe me garanci që një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë në të ardhmen sepse në qoftë se nuk kemi garanci dhe në qoftë se gjinden edhe raste të tjera apo lokacione të tjera me rrezik të ngjashëm atëherë ku është ideja të ulemi në tavolinën e dialogut?”, thotë Loxha.
Sulmi i së dielës ndaj policisë së Kosovës ndodhi në një periudhë përpjekjesh të vështira për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, raundi i fundit i të cilave që u mbajt më 14 shtator në Bruksel, nuk shënoi ndonjë përparim.
Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërmjetësoi në muajin shkurt në Bruksel dhe më pas në muajin mars në Ohër një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por nuk pati asnjë hap domethënës për zbatimin e saj. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A