Drejtori i Përgjithshëm i Klinikës së Londrës ka thënë se ‘do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur hetimorë, rregullatorë dhe disiplinorë’ ndërsa heton pretendimet se një anëtar nga personeli mjekësor u përpoq të hakonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.
Kjo ngjarje vjen në mes të një debati të madh publik, ku ka dyshime mbi gjendjen e Kate Middleton dhe arsyen se pse ajo qëndroi larg opinionit publik për muaj të tërë, shkruan DailyMail.
Al Russell, më në fund theu heshtjen e tij në një deklaratë këtë pasdite, në të cilën tha: “Të gjithë në Klinikën e Londrës janë plotësisht të vetëdijshëm për detyrat tona individuale, profesionale, etike dhe ligjore në lidhje me konfidencialitetin e pacientit”.
Shefat e The London Clinic kanë nisur një hetim të menjëhershëm pas pretendimeve se të paktën një anëtar i stafit ishte përpjekur të kishte askes në dosjesn e saj personale.
Drejtori i përgjithshëm, Al Russell, ka dhënë një deklaratë duke thënë: “Të gjithë te The London Clinic jemi të vetëdijshëm për detyrat tona individuale, profesionale, etike dhe ligjore për sa i përket privatësisë së pacientit. Ne jemi shumë krenarë për kujdesin dhe diskrecionin e shkëlqyeshëm që synojmë të ofrojmë për të gjithë pacientët që na besojnë çdo ditë. Ne kemi sisteme në vend për të monitoruar menaxhimin e informacionit të pacientit dhe, në rastin e çdo shkelje, do të merren të gjitha hapet e duhura hetimore, rregullatore dhe disiplinore. Nuk ka vend në spitalin tonë për ata që shkelin qëllimisht besimin e ndonjë prej pacientëve tanë apo kolegëve”.
Princeshë Kate është bërë e vetëdijshme për pretendimet, ndërsa një zëdhënës për Pallatin Kensington tha: “Kjo është çështje për The London Clinic”.
Ministrja e Shëndetësisë, Maria Caulfield, e cila është vetë infermiere, tha se rregullat ishin “shumë të qarta” lidhur me ndalimin e aksesimit të informacionit privat mjekësor pa një qëllim mjekësor.
Ajo u tha LBC: “Ajo çfarë unë kam kuptuar është se policia është pyetur për të shikuar këtë çështje – nëse do të marrë masa është çështje për ta. Por Komisioneri i Informacionit mund të marrë masa gjyqësore, mund të japë gjoba, Këshilli i Infermierisë dhe rregullatorët e tjerë shëndetësorë mund t’ju heqin nga regjistri nëse shkelja është mjaft e rëndë. Kështu që ka implikime veçanërisht të rënda nëse po shihni shënime për të dhëna mjekësore për të cilat nuk duhet të shihni”.
Princesha u pranua në spital për operim në bark më 16 janar. Detajet e gjendjes së Kate-t nuk janë bërë publike, por Pallati Kensington më parë tha se nuk ishte i lidhur me kancerin dhe se princesha dëshironte që informacioni i saj personal mjekësor të mbetej privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Dalin pamjet - Jozi godet me shuplakë Gjestin?
"Besëprerë, o gjarpër", Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
Xheneta thotë se i mungon Gjesti, Edona ironizon: Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kënaqeni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet