LAJMI I FUNDIT:

Pas Selimajt, pritet largimi i inspektorit Shkëlzen Sopjani nga AKI

Pas Selimajt, pritet largimi i inspektorit Shkëlzen Sopjani nga AKI

Pas dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj, një gjë të tillë pritet ta bëjë së shpejti edhe Inspektori i Përgjithshëm në këtë institucion, Shkëlzen Sopjani.

Insajderi mëson prej burimeve të veta se Sopjani do të ofrojë dorëheqjen e tij për të evituar shkarkimin, ndërsa arsyeja e largimit të tij është për shkak të keqpërdorimeve të shumta në AKI.

Sopjanin nuk ka dashur të komentojë lidhur me mundësinë e largimit të tij.


“Më tregoni ju mua”, ka thënë ai, kur është pyetur nëse do të japë dorëheqje.

Të, ish-drejtori i AKI-së, Agron Selimaj, njoftoi krerët e shteti se ka dhënë dorëheqje. Insajderi kupton se ashtu sikurse Sopjanit, edhe Selimajt i është kërkuar dorëheqja në mënyrë që të shmanget shkarkimi.