LAJMI I FUNDIT:

Pas sanimit të dëmeve nga shpërthimi, sot zyrtarisht do të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Pas sanimit të dëmeve nga shpërthimi, sot zyrtarisht do të lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se sot do të lëshohet zyrtarisht uji në kanalin e Ibër-Lepencit, që ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Durmishi në një postim në Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në sanimin e këtij problemi.

“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal.


Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuuan drejtpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.

Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc – kanalin në veri të Kosovës, prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës, dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Edhe nga dy muaj paraburigm ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Lexo po ashtu Edhe nga dy muaj paraburigm ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri përgjegjëse Serbinë dhe e cilësoi këtë akt si “sulm terrorist”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi se vendi i tij ka gisht në sulm dhe e dënoi atë.

Në ditët pas sulmit, autoritetet e Kosovës kryen disa aksione në veri, gjatë të cilave konfiskuan armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Nga dhjetë të shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshirje në sulm, dy u dërguan në paraburgim për një muaj, dhe të njëjtëve u është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori