Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i bën thirrje SBASHK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e rreth 20 milionë eurove për ngritjen e pagave për mësimdhënësit.
Gjithashtu, MASHT iu bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.
MASHT iu bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjerësisht sistemin arsimor dhe të angazhohen që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
“Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve të Ministrit me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, ku me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit.
Në takimin e sotëm të ministrit Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u diskutua rreth vendimit të Qeverisë për një trajtim më të dinjitetshëm të mësimdhënësve në Projektligjin për pagat. Kjoështë një e arritur e madhe pas një angazhimi të përbashkët në funksion të rritjes së mirëqënies së mësimdhënësve tanë.
Pas kësaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i bën thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës. Gjithashtu, MAShT ju bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.
Ministri Bytyqi edhe njëherë falënderon të gjithë akterët që kontribuan gjatë këtyre ditëve në funksion të daljes nga kjo situatë që po rëndonte çdo ditë e më shumë procesin mësimor.
MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjerësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për deputete nga “Lista për Familje”: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij