LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në Klinë, pesë të arrestuarit nga e njëjta familje

Rasti tragjik në Klinë, pesë të arrestuarit nga e njëjta familje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin e mbrëmshëm të të shtënave me armë zjarri në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftim.


Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë
Lexo po ashtu Ndalohen për 48 orë pesë të arrestuarit për rastin tragjik në Klinë

Tutje në njoftim, thuhet se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast:

  • A.G. lindur më             1980
  • N.G. lindur më             1992
  • A.G. lindur më             1998
  • B.G. lindur më             1985
  • B.G. lindur më             1974

Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore  (IML) për obduksion. /Telegrafi/