Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar koncept dokumentin për vettingun.
Por ky proces po kritikohet nga Bashkimi Evropian.
Një gjë e tillë është potencuar edhe në Raportin e Progresit për vitin 2021.
Në këtë dokument thuhet se vettingu duhet të vijë në pyetje vetëm pasi të shtjerrën të gjitha opsionet dhe maekanizmat tjerë për të siguruar integritet dhe luftë kundër korrupsionit.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se procesi duhet të vazhdojë pavarësisht se qeveria nuk ka arritur të bind partnerët ndërkombëtarë për domosdoshmërinë e këtij procesi.
“Qeveria nuk ka arritur t’i bind këta partnerë se ky proces i vettingut i filluar është i pa alternativë. Pra qeveria nuk ka arritur t’i bind të gjithë partnerët që janë palë të interesit se pa vetting nuk ka zgjidhje të problemit. Kjo duhet të jetë pika kryesore që duhet ta bëjë qeveria”, deklaroi për RTV Dukagjinin Leotrim Gashi nga IKD.
Ndryshe po mendon avokati Arbër Jashari. Ai pajtohet me pjesën e raportit ku thuhet se duhen shterur të gjitha mjetet para vettingut.
“Akoma nuk janë shterur të gjitha mjetet dhe mundësitë që kemi për të bërë një sistem gjyqësorë brenda infrastrukturës ligjore. Mendoj se vettingu është një proces jashtëzakonisht i madh që ka implikime të mëdha dhe kërkon kohë shumë të gjatë”, tha Arbër Gashi.
Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik. “Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri