Prej javësh është kthyer në një prej emrave më të përfolur dhe Cllevio nuk e ka ndërmend të ndal hovin.
Krahas gjithë zhurmës së shkaktuar në rrjetet sociale dhe debateve virutale, reperi po e shfrytëzon për të lansuar projekte të reja muzikore.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti sot (e martë) ka publikuar një tjetër këngën të re.
Projekti muzikor “44 buzza” është lansuar në kanalin zyrtar të Cllevios në Youtube ndërsa nuk kanë munguar sërish përmendja e emrave të njohur të estradës dhe ekraneve shqiptare, si Armina Mevlani, Bora Zemani, Grida Duma.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi Cllevio vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, reperin Noizy, me të cilin prej kohësh janë sharë e ofenduar publikisht.
Të dy kishin si konflikte virtuale ashtu edhe fizike, duke bërë që Cllevio të arrestohej dhe të vuante dënimin me burg.
Për të konfirmuar rregullimin e raporteve të tyre, Noizy i bëri dhuratë rroba nga linja e tij, gjë të cilën Cllevio e tregoi përmes një ‘live’.
Në anën tjetër, Cllevio dhe reperin tjetër, Stresi që njiheshin si miq prej shumë vitesh kanë prishur raportet duke mos munguar deklaratat publike dhe thumbat ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. /Telegrafi/